“Lautaro e do vetëm Interin”

  • 12 shtator 2019 - 17:39
“Lautaro e do vetëm Interin”

Agjenti i Lautaro Martinez ka insistuar se ai është keqkuptuar kur ka folur për Barcelonën dhe thotë se sulmuesi dëshiron të qëndrojë në Inter për të fituar gjëra të mëdha.

Gjatë verës Martinez është lidhur me Barcelonën, derisa Beto Yaque kishte thënë se do të dëshironte t’i shikonte Leo Messin e Martinezin duke luajtur në një skuadër.

Tani, agjenti i futbollistit thotë se është keqkuptuar dhe se sulmuesi s’e ka ndërmend të lëvizë nga Interi.

“Jam pyetur nëse do të më pëlqente ta shoh Lautaron duke luajtur me Lionel Messin. Natyrisht jam përgjigjur ‘po. Tani më thoni: a ekziston dikush në botë që nuk do ta shoh Martinezin duke luajtur me Messin në një ekip?

“Nuk mendoj dhe jam i lumtur që ata luajnë së bashku në Argjentinë, por nuk dua që Lautaro t’i bashkohet Barcelonës. Jam keqkuptuar”.

“Lautaro është shumë i lumtur në Inter, dëshiron të fitojë shumë gjëra të rëndësishme”.

“Nuk ka asnjë shans që ai të largohet, e përsëris – është shumë i lumtur në Milano. Antonio Conte e vlerëson atë dhe tani ekipi është edhe më i fortë”.

Ai foli edhe për klauzolën e lirimit, që është 112 milionë euro.

“Tashmë jemi takuar me Piero. Në tetor, do të kthehem në Milano për të diskutuar sërish. Sa për largimin e klauzolës, s’mund të flas tani shumë, por mund të ju garantoi se Lautaro dhe unë jemi të hapur për rinovimin e kontratës me Nerazzurri”.

(Kosova Sot Online)