Sarri flet për lënien jashtë të Emre Can nga Liga e Kampionëve, lëndimin e Chiellinit, situatën e De Ligt dhe Higuain

  • 13 September 2019 - 19:11
Sarri flet për lënien jashtë të Emre Can nga Liga e Kampionëve, lëndimin e Chiellinit, situatën e De Ligt dhe Higuain

Në prag të ndeshjes mes Fiorentinës dhe Juventusit, Maurizio Sarri është kthyer të flas në një konferencë për shtyp për herë të parë këtë sezon, pas vuajtjeve që kishte me pneumoninë, duke i humbur  dy ndeshjet e para.

Trajneri shprehu kënaqësinë e tij që është rikthyer, duke treguar edhe mirënjohje për stafin mjekësor.

“Nuk është e thjeshtë të qëndrosh jashtë. Falënderoj stafin tonë mjekësor, ata më bënë të kuptojnë se ishte më mirë të hidhja një hap pas. Ishte e rëndë, por duhej ta pranoja”.

Sarri gjithashtu komentoi mbetjen jashtë të Emre Can nga listën  për Ligën e kampionëve. Lojtari fillimisht kishte shpërthyer, por pastaj kërkoi falje.

Ai tha se e kupton plotësisht reagimin e tij, duke shtuar që do ta pres kur të qetësohet situata që të flas me të. 

Sarri u ndal edhe te lëndimi i Chiellinit. “Ishte për të ardhur keq që humbëm Chiellinin, i cili është një lojtar i rëndësishëm dhe shpirti i ekipit. Ashtë një humbje e rëndë për ne. Tani detyra ime është të rikuperoj Ruganin dhe të adaptojë sa më shpejtë De Ligtin”.

Sarri u pyet edhe për Higuain, që luajti si startues në dy ndeshjet e para të sezonit.

“Ai nuk luan vetëm për shkak të marrëdhënies sime me të, pasi  te Chelsea kam luajtur me Giroudin më shumë se me të. Nëse ai është duke luajtur, kjo është për shkak se ai ka treguar gjëra të rëndësishme”, ka thënë Sarri.

(Kosova Sot Online)