Sanchez dhe Barella ishin një hap larg Romës, por në fund Conte i bindi për t’iu bashkuar Interit

  • 13 September 2019 - 21:31
Sanchez dhe Barella ishin një hap larg Romës, por në fund Conte i bindi për t’iu bashkuar Interit

Alexis Sanchez dhe Nicolo Barella janë dy transferimet ndër më të mëdha të Interit këtë afat kalimtar veror.

Skuadra zikaltër ka qenë ndër më aktivet në Evropë duke afruar futbollistë të mëdhenj.

Diego Godin, Romelu Lukaku,Stefano Sensi apo Valentin Lazzaro ishin lojtarët tjerë të afruar nga Interi.

Calciomercato ka raportuar se Neroazzurët i kanë rrëmbyer nga dora Romës dyshen Barella – Sanchez.

Mediumi italian ka zbuluar prapaskenat pasi të dy lojtarët ishin vetëm një hap larg transferimit te Roma. 

Kryeqytetasit kishin afruar Luca Pellegrinin sulmuesin francez Defrel si dhe 20 milionë euro te Cagliari për Barellan, por në fund ishte Antonio Conte që telefonoi lojtarin dhe e bindi t’i bashkohej Interit.

Sa i përket kilianit, Manchester United fillimisht i kishte thënë ‘po’ ofertës së Romës për Sanchezin me një huazim të thjeshtë ku dy klubet do të paguanin përgjysmë pagën e tij.

Por edhe në këtë rast u desh ndërhyrja e Antonio Contes që Sanchez t’i bashkohej Neroazzurëve.

(Kosova Sot Online)