Zidane: Bale ka cilësi mbresëlënëse

  • 13 September 2019 - 23:01
Zidane: Bale ka cilësi mbresëlënëse

Nuk e donte në skuadër, ishte afër ta largojë – por tani Gareth Bale është lojtar i mrekullueshëm për Zinedine Zidanen.

Zizu është duke tentuar në të gjitha mënyrat që ta mbajë të lumtur Balen, pas asaj që ndodhi gjatë verës, ku fillimisht ishte pranë largimit, e më pas qëndroi në “Santiago Bernabeu”, ndërsa sot, së bashku me Eden Hazardin – janë futbollistët kryesor të Los Blancos. 

“Unë gjithmonë kam thënë se ka cilësi mbresëlënëse”, u shpreh Zizu.

“Kur erdhi vera, të gjithë e dinin se çfarë po ndodhte”.

“Ai është i lumtur, edhe unë jam i lumtur me të. Ju duhet të shihni përpara dhe asgjë më shumë. Të gjithë lojtarët që kam në dispozicion janë të mirë. Gareth është njëri prej tyre. Kjo është filozofia ime, të besoj te të gjithë lojtarët.  Kampionati sapo ka filluar dhe e dimë rëndësinë e marrjes së maksimumit në çdo ndeshje”.

(Kosova Sot Online)