Umtiti, jashtë 5 deri në 6 javë

  • 14 September 2019 - 08:34
Umtiti, jashtë 5 deri në 6 javë

Umtiti do të mungojë gjatë. Ai s’do të jetë në gjendje ta ndihmojë Barcelonën deri në nëntor.

Barcelona ka bërë të ditur se mbrojtësi francez, Samuel Umtiti, do të jetë jashtë fushave nga pesë deri në gjashtë javë.

Ai ka një të qarë në shputën e këmbës së djathtë.

Umtiti ka humbur vendin e titullarit sezonin e kaluar.

Pas lëndimit të rëndë që e la jashtë për disa muaj, Lenglet zuri vendin e francezit dhe është bërë startues i padiskutueshëm në krah me Gerard Pique.

(Kosova Sot Online)