Mane shkëlqen në fitoren e radhës të Liverpoolit

  • 14 September 2019 - 15:40
Mane shkëlqen në fitoren e radhës të Liverpoolit

Liverpooli ka marrë pikët e plota në “Anfield”, duke e mposhtur 3-1 Newcastlen me dy golat e Manes dhe një të Salah.

Liverpooli i Jurgen Klopp ka vazhduar me formën e mirë në Premierligë.

Në xhiron e pestë, “Redsat” kanë marrë tri pikë me përmbysje, duke e mposhtur 3-1 Newcastlen.

Mysafirët kaluan të parët në epërsi me golin e Jetro Willems në minutën e 7-të.

Sadio Mane përmbysi gjithçka, duke shënuar dy herë, në minutat 28-të dhe 40-të.

Në pjesën e dytë, golin e gjeti edhe Mohamed Salah.

Ai shënoi golin e tretë për ekipin e Jurgen Klopp në minutën e 71’, për rezultatin përfundimtar 3-1.

Pas kësaj fitore, Liverpooli ka shkuar në kuotën e 15 pikëve në pozitën e parë, pesë me shumë se Manchester City që nga ora 18:30 [përballet me Norwich City.

(Kosova Sot Online)