Luis Suarez, makthi i Valencias

  • 14 September 2019 - 21:16
Luis Suarez, makthi i Valencias

Luis Suarez është kthyer në skuadrën e Barcelonës për ndeshjen e sotshme kundër Valencias, në kuadër të La Ligës.

Sulmuesi uruguaian është rikuperuar plotësisht nga lëndimi i tij i këmbës së djathtë, që e ka mbajtur atë jashtë skuadrës katalonase që prej ndeshjes kundër Athletic Bilbaos.

Gjatë karrierës së tij me klubin katalonas, Suarezi ka luajtur në 13 ndeshje kundër Valencias, klubi i dytë kundër që cilit ka shënuar më së shumti gola në La Liga.

Në dhjetë ndeshjet e zhvilluara në kuadër të La Ligës dhe në tri ndeshjet e tjera në kuadër të Kupës së Mbretit, Suarezi e ka dërguar topin në rrjetë plot dhjetë herë kundër “Los Che”.

Klubi i vetëm kundër të cilit uruguaiani ka shënuar më shumë gola është Real Madridi, që i ka pranuar gjithsej 11 gola nga sulmuesi i Barcelonës.

Suarezi pritet të jetë titullar në ndeshjen e sotshme, përkrah Antoine Griezmannit dhe Carles Perezit, pasi që Lionel Messi ende s’është rikuperuar plotësisht nga lëndimi i tij.

(Kosova Sot Online)