“Mos e teproni, Sterling s’mund të krahasohet me Messin”

  • 15 September 2019 - 09:27
“Mos e teproni, Sterling s’mund të krahasohet me Messin”

Mesfushori i Barcelonës, Sergio Busquets, nuk beson se Raheem Sterling duhet të krahasohet me Lionel Messin, duke këmbëngulur se bashkëlojtari i tij pesë herë fitues i Topit të Artë është në një nivel tjetër.

Sulmuesi i Manchester City Sterling ka treguar formë shumë të mirë për klubin dhe kombëtaren në vitin e fundit dhe si rrjedhojë Jamie Carragher, ish-ylli i Anglisë dhe Liverpoolit, së fundmi pohoi se ai mund ta mbulojë boshllëkun që do ta lënë Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Por Busquets mendon se Sterling ende nuk e ka fituar të drejtën që për të të flitet në të njëjtën frymë si për yllin e Barcelonës dhe se krahasime të tilla mund të kenë ndikim negativ në të.

“Shikoni, Sterling është lojtar i profilit të lartë dhe me potencial të madh. Por mua me duket ekzagjerim i madh ta krahasosh atë me Leo Messin dhe po ashtu gjë aspak pozitive për të”, tha Busquets për Mirror. 

(Kosova Sot Online)