Icardi i lumtur me debutimin për PSG-në

  • 15 September 2019 - 16:07
Icardi i lumtur me debutimin për PSG-në

Mauro Icardi debutoi me ekipin e PSG-së në ndeshjen e fituar 1-0 ndaj Strasbourg-ut.

Goli i Neymarit në minutat e fundit të sfidës i dha 3 pikë me vlerë skuadrës së tij. 

Argjentinasi u hodh në fushën e lojës në minutën e 63′, por nuk la gjurmë.

Ai reagoi pas ndeshjes me anë të një postimi në Instagram. 26-vjeçari shkruan: “Shumë i lumtur për pikët dhe fitoren“, – duke postuar 3 foto, ndër të cilat nuk harroi as golashënuesin Neymar. 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Μαυë Iëαëδι (@mauroicardi) on

(Kosova Sot Online)