“Neymar duhet të mësohet me vërshëllimat e tifozëve të PSG-së”

  • 15 September 2019 - 18:41
“Neymar duhet të mësohet me vërshëllimat e tifozëve të PSG-së”

Trajneri i Paris Saint-Germain, Thomas Tuchel, ka thënë se Neymari duhet të mësohet dhe t’i pranojë vërshëllimat e tifozëve pas rikthimit spektakolar që bëri duke shënuar golin e fitores kundër Strasbourg.

Neymar shënoi një gol të bukur në minutën e 92-të, në njëfarë mënyre, duke i kthyer vërshëllimat në duartrokitje, por tifozët e PSG-së duan më shumë nga braziliani për të harruar gjithçka që ndodhi gjatë verës.

“Nuk ishte e lehtë sepse ai është djalë i ndjeshëm, por ia doli mirë”, tha Tuchel. 

“Kjo është jeta, nuk është aspak e lehtë për tifozët gjatë afatit kalimtar të verës. Për këtë ne duhet të pranojmë gjithçka nga ta. Nuk dua të gjykojë vërshëllimat e tyre, për kështu është situata, nuk është e lehtë”.

“Ai mund të luajë më mirë, me më shumë driblime dhe vrapime. Ka nevojë për disa ndeshje për të kapur ritmin, cilësitë e tij e bëjnë ndeshjen më të mirë për ne”.

“Ka kualitete për të vendosur fatin e një ndeshje. Jam i lumtur që e tregoi këtë në minutën e fundit”.

(Kosova Sot Online)