Ibrahimovic vazhdon shkëlqimin në MLS, shënon het-trik në fitoren e thellë të LA Galaxy

  • 16 September 2019 - 09:24
Ibrahimovic vazhdon shkëlqimin në MLS, shënon het-trik në fitoren e thellë të LA Galaxy

Zlatan Ibrahimovic ka vazhduar të shkëlqej me gola në kampionatin amerikan MLS.

Veterani suedez ka qenë vendimtar në fitoren e skuadrës së tij Los Angeles Galaxy 7-2 ndaj Sporting Kansas City. Kjo ishte hera e parë që pas vitit 1998 që Galaxy i shënon shtatë gola në një takim.

Padyshim që më meritori për këtë sukses të skuadrës nga Los Angeles, ka qenë Zlatan Ibrahimovic që shënoi het-trik.37-vjeçari shënoi golin e parë në minutën e 32-të, të dytin në minutën e 51-të dhe të tretin pesë minuta para fundit të kësaj sfide.Me tre golat e sotëm, Ibrahimovic ka çuar në 26 numrin e golave këtë sezon dhe është vetëm dy më pak se Carlos Vela.

(Kosova Sot Online )