Messi s’kishte kontakte me Inter Miamin

  • 16 September 2019 - 13:45
Messi s’kishte kontakte me Inter Miamin

Mediat e huaja ditë më parë raportuan se tashmë kanë nisur kontaktet në mes të palëve

Ish-futbollisti i njohur anglez, David Beckham dëshiron ta sjell Lionel Messin në klubin e tij, Inter Miami.

Ditë më parë mediat e huaja raportuan se Beckham e ka dërguar drejtorin sportiv, Paul McDonough në Evropë për bisedime sekrete me babanë dhe menaxherin e futbollistit, Jorge Messi.

Mirëpo, Goal.com konfirmon se deri tash nuk ka pasur kontakte në mes të këtyre palëve për 32 vjeçarin.

Messi ka kontratë me Barcelonën, e cila synon t’ia vazhdojë atë.

Por, në klauzolën e kontratës së tij të fundit përmendet fakti se Messi tash e tutje mund të largohet kurdo nga Camp Nou.

Leo luan qe një jetë tek Barça dhe vështirë se mund të largohet prej aty.

Megjithatë, ai e ka pranuar se do të donte që karrierën ta mbyllë në klubin e tij të fëmijërisë, Newell’s Old Boys. 

(Kosova Sot Online)