Coutinho thumbon Liverpoolin e Barcelonën: “Bayerni, klub më familjar”

  • 16 September 2019 - 18:39
Coutinho thumbon Liverpoolin e Barcelonën: “Bayerni, klub më familjar”

Phillippe Coutinho kthehet ta shijojë futbollin në Bayern.

Mesfushori, i huazuar nga Barcelona për një sezon, është duke u integruar pak nga pak në ekipin e Niko Kovac, por tashmë ndihet si në shtëpi.

Në një intervistë për Sky Sports, braziliani i ka thurur elozhe klubit të ri dhe ka dhënë sinjale të forta për vazhdimin e karrierës në Gjermani.

“Ambienti në Bayern? Ditët e para kam njohur shokët, trajnerin, më kanë njoftuar me gjithçka. Çdo ditë e më shumë po ndihem më mirë dhe jam shumë i lumtur”, u shpreh Coutinho. 

“Krahasimi? Bayerni është më familjar se klubet e mia të tjera. Njoh pak a shumë këso ambienti në Liverpool, por këtu është gjithçka e familjarizuar”.

Ndër të tjera, Coutinho tregon se Thiago është duke e ndihmuar që të adaptohet sa më parë te Bayerni.

“Më ka ndihmuar shumë në javët e para. Është brazilian he fol portugezen. Më ka shërbyer shumë, sidomos në aspektin e komunikimit. Gjuha gjermane është e vështirë, por jam duke tentuar që ta mësoj”.

(Kosova Sot Online)