Arrestohen 12 tifozë ultras të Juventus, pjesë e grupeve kriminale

  • 16 September 2019 - 22:20
Arrestohen 12 tifozë ultras të Juventus, pjesë e grupeve kriminale

12 tifozë të Juventus janë arrestuar sot në Itali.

‘ANSA’ raporton se ndër të arrestuarit janë 12 liderë të grupeve Ultras të tifozërisë së Juventus; ‘Drughi’ – ‘Tradizionale-Antichi’, ‘Viking’, ‘Nucleo1985’.

Të akuzuarit hetohen për ndërlidhje me krim, përfshirë konspiracioneve kriminale, shantazhit, pastrimit të parave dhe dhunës.

Është bërë e ditur se kërkimet do të vazhdojnë në gjithë Italinë, pasi autoritetet po hetojnë edhe për huliganizëm.

(Kosova Sot Online)