Edhe një tjetër fëmijë i humbur gjendet, shkaku i kampanjës së Romës

  • 17 September 2019 - 09:33
Edhe një tjetër fëmijë i humbur gjendet, shkaku i kampanjës së Romës

Një djalosh nga Kenia, i cili ishte pjesë e kampanjës së Romës në rrjete sociale për gjendjen e fëmijëve të humbur, është gjetur dhe është kthyer te familja e vet.

Fotografia e një djaloshi 13-vjeçari u vendos në Twitter afër përkrah asaj të Henrikh Mkhitaryan, kur mesfushori armen e siguroi transferimin e tij në formë huazimi nga Arsenali.

Ky lajm vjen pasi edhe një vajzë nga Londra u gjet, pasi u shfaq afër transferimit tjetër të Romës, mbrojtësit Mert Cetin.

Roma e kishte nisur këtë kampanjë në korrik.

Mesfushori armen Mkhitaryan, 30-vjeçar, iu bashkua Romës në formë huazimi pas 18-muajve zhgënjyes në stadiumin “Emirates”.

Ai shënoi në debutimin e tij në Serie A, duke i ndihmuar Romës ta mposhtë Sassuolon me rezultat 4:2 – të njëjtën ditë që edhe djaloshi nga Kenia u gjet.

(Kosova Sot Online )