Berisha në kërkim të ekipit të ri, “heshtin” klubet australiane

  • 17 September 2019 - 12:58
Berisha në kërkim të ekipit të ri, “heshtin” klubet australiane

Sulmuesi kosovar e mbylli eksperiencën japoneze, por tash është në kërkim të klubit të ri. Për momentin, ai nuk e ka marrë ndonjë ofertë zyrtare nga klubet australiane.

Besart Berisha i dha fund eksperiencës japoneze, ku luajti me ekipin Sanfrecce Hiroshima.

34 vjeçari po synon të luajë sërish në futbollin australian, ku e arriti kulmin e karrierës.

Mirëpo, futbollisti kosovar nuk e ka gjetur ende klubin e ri.

Sipas mediave të huaja, në drejtim të ish-përfaqësuesit kosovar nuk ka arritur ende ndonjë ofertë konkrete.

Edhe pse disa klube si Wellington Phoenix, Westeen Sydney Wanderers e Central Coast Mariners kanë nevojë për sulmuesin koosvar, asnjëri për tyre nuk ka bërë ofertë për të.

Ndërkohë, ish klubet e tij, Melbourne Victory e Brisbane Roar nuk e duan rikthimin e Berishës në ekipet e tyre.

Berisha e kishte fituar katër herë titullin e kampionit në A-League me Melbourne dhe Brisbane.

Ai është bërë golashënuesi më i mirë në futbollin australian me 116 gola në 186 ndeshje.

Berisha e ka marrë pasaportën australiane dhe në vendin e “Kangurëve” tash do të llogaritet si lojtar vendor.

(Kosova Sot Online)