“Varane, Kante & Mbappe” – Neville i zbulon tre lojtarët që i do në Man United

  • 17 September 2019 - 14:33
“Varane, Kante & Mbappe” – Neville i zbulon tre lojtarët që i do në Man United

Gary Neville beson se Manchester Unitedi duhet t’i transferojë tre lojtarë për ta krijuar një bosht më të mirë të skuadrës, duke i emëruar Raphael Varanen, N’Golo Kanten dhe Kylian Mbappen si treshen ideale.

Manchester Unitedi është duke shkuar drejt ndërtimit të një skuadre që mund të arrijë suksese, duke nënshkruar kontratë të re me David de Gean dhe duke e transferuar Harry Maguiren për 80 milionë funte..

Manchester Unitedi gjithashtu i ka në skuadër lojtarët si Paul Pogba dhe Marcus Rashford, mirëpo Neville beson se “Djajve të kuq” u nevojiten edhe më shumë lojtarë që e kanë dëshmuar veten në nivelin më të lartë të futbollit.

“Manchester Unitedi duhet ta krijojë boshtin e skuadrës. Shikojeni Liverpoolin – Fabinho, Alisson, Virgil Van Dijk, Roberto Firmino janë lojtarë të mrekullueshëm. E njëjta vlen edhe për boshtin e skuadrës së Manchester Cityt”, u shpreh Neville.

“Gjëja ime për momentin është se si mundet Manchester Unitedi ta rekrutojë, gjatë 12 apo 18 muajve të ardhshëm, një bosht që mund t’i ndihmojë lojtarëve të rinj? Problemi me skuadrën e Manchester Unitedit tani s’ka të bëjë me lojtarët e rinj në fushë, por me boshtin e skuadrës”.

“Nëse Manchester Unitedi i transferon tre lojtarë të duhur në skuadër, atëherë s’do të jetë larg [titullit]. Kjo gjë mund të arrihet”.

Pas këtyre komenteve, Neville e shfrytëzoi llogarinë e tij në Twitter për të treguar se kush duhet të jenë këta tre lojtarë, duke e përmendur treshen e Francës – Raphael Varane, N’Golo Kante dhe Kylian Mbappen.

Transferimi i kësaj treshe të përmendur nga Neville s’do të jetë aspak e lehtë për t’u arritur, pasi që ata kanë gjetur vend në skuadrat e Real Madridit, Chelseat dhe Paris Saint-Germainit.

(Kosova Sot Online )