Liverpooli e nis mbrojtjen e titullit kundër Napolit, formacionet

  • 17 September 2019 - 19:59
Liverpooli e nis mbrojtjen e titullit kundër Napolit, formacionet

Liverpooli e nis sonte mbrojtjen e titullit në Ligën e Kampionëve me duelin ndaj Napolit në San Paolo.

Ishin pikërisht italianët ata që ia shkaktuan krizën e parë me pikë në fillimin e garës të sezonit të kaluar Liverpoolit, por fitorja e vështirë 1:0 në dhjetor ndaj klubit të Serie A, ua siguroi të kuqve kalimin e fazës grupore.

Edhe pse takimi i sotëm nuk pritet të sjellë dramë dhe tension të njëjtë, Jurgen Klopp është i etur ta nisë me fitore mbrojtjen e titullit.

Xherdan Shaqiri do të jetë në bankën e rezervistëve siç ka ndodhur vazhdimisht këtë sezon.

Ndeshja nis në orën 21:00.

Image

(Kosova Sot Online)