Prishtina humb dramën ndaj Legias, shpresa tek ndeshja kthyese

  • 17 September 2019 - 22:05
Prishtina humb dramën ndaj Legias, shpresa tek ndeshja kthyese

Prishtina ka pësuar humbje me rezultat 79-81 ndaj Legia Varshavës, në ndeshjen e parë për kualifikime në Ligën e Kampionëve.

Prishtinasit ishin rival të denjë të polakëve, ndërsa ndeshja deri në fund ishte rivalizuese.

Çerekun e parë e fitoi Prishtina me rezultat 23-17.

Por polakët u kthyen në çerekun e dytë, duke e fituar çerekun e dytë 14-25.

Pjesa e parë u mbyll me rezultat 37-42. 

Çerekun e tretë e nisën shumë fuqishëm Prishtina, duke e rikthyer rezultatin dhe duke kaluar në epërsi bindshëm me tetë pikë para (32-17).

69- 59 ishte rezultati kur Prishtina u fut në çerekun e fundit, por nj seri prej 12 pikësh e polakëve të Legias, bëri që ndeshja në tre minutat e fundit të shkojë e barabartë dhe të kthehet në dramë.

Më fund Prishtina edhe pse e kishte aksionin e fundit, nuk arriti të shënojë që të paktën ta dërgojë ndeshjen në vazhdime (79-81).

Fahro Alihovic dhe Dardan Berisha ishin më të dalluarit me nga 20, gjegjësisht 18 pikë.

Ndeshja kthyese zhvillohet pas tri ditësh.

(Kosova Sot Online)