Kosova: Ngritja e vendit të ri në hartën e FIFA-s, pasi futbolli triumfoi kundër luftës

  • 18 September 2019 - 08:27
Kosova: Ngritja e vendit të ri në hartën e FIFA-s, pasi futbolli triumfoi kundër luftës

Mediumi Sport Nova e ka publikuar një artikull për Kombëtaren e Kosovës, duke shkruar se përkundër trazirave të luftës dhe politike, Kosova e ka bërë një zhvillim të jashtëzakonshëm në botën e futbollit.

WAR (shqip: Lufta) – Kjo është një fjalë shumë e thjeshtë, me tri shkronja, e gjuhës angleze. Megjithatë, kuptimi i saj e ka një ka domethënie më të madhe sesa shumë fjalë të tjera, shkruan Sport Nova.

Kjo fjalë instalon terror në zemrën e çdo burrit, gruaje dhe fëmije. Prodhon dëshpërim, pikëllim dhe mbi të gjitha një ndjenjë dërrmuese të frikës përderisa liderët politikë të shumë vendeve e shohin si mënyrën e vetme për t’i zgjidhur problemet mes njëri-tjetrit.

Ajo që pason është gjakderdhja, humbja e panevojshme e jetëve, largimi i dhunshëm i njerëzve nga shtëpitë e tyre dhe nganjëherë edhe nga vendet e tyre përkatëse dhe fundi i miliona ëndrrave dhe shpresave të njerëzve të thjeshtë.

Lufta shkatërron gjithçka që humaniteti mbron dhe, gjatë historisë, ajo i ka lënë gjurmët e veta edhe në futboll. Qoftë Lufta e Parë Botërore apo e Dyta, futbolli rreth e përqark botës ka vuajtur në më shumë mënyra sesa një.

Lufta Civile në Jugosllavi – që rezultoi në ndarjen e regjionit të Ballkanit në vende si Serbia, Mali i Zi, Bosnja, Shqipëria, Maqedonia – pati një efekt të thellë te këto vende, por njëra prej tyre i përjetoi më të këqijat. Ky vend ishte Kosova dhe sot ne do ta shohim se si ky vend i kaloi të gjitha pritshmëritë për t’u ngritur si një vend i pavarur edhe në futboll.

Lufta e Jugosllavisë në fillim të viteve të 90-ta rezultoi në konflikt të përgjakshëm për shkak të kontestit për kufijtë etnik. Pas një lufte që zgjati një dekadë, ku shumë njerëz në Evropën Lindore vdiqën, një formë paqeje dukej se ishte arritur në regjionin e Ballkanit me ndarjen e Jugosllavisë në shumë vende të reja.

Ky ndryshim i kufijve solli pak pushim për ata që ishin të pirë nga ideja e re e nacionalizmit. Por, fati i një vije kufitare nuk ishte vendosur ende sepse vendet në dy anët e saj nuk pajtoheshin për kuptimin e sovranitetit.

Serbia dhe Kosova vazhdonin konfliktin mes vete pasi që Serbia nuk e njihte shtetësinë e Kosovës dhe Kosova e refuzonte pushtetin serb dhe preferonte të kishte lidhje më të ngushta me Shqipërinë. Dhe kjo armiqësi e vazhdueshme ishte arsyeja kryesore për vonesën e hyrjes së Kosovës në skenën botërore të futbollit.

Pas ndarjes fillestare nga Jugosllavia, Kosova e luajti ndeshjen e parë miqësore jozyrtare kundër Shqipërisë në Tiranë, më 14 shkurt të vitit 1993. Ata pësuan disfatë me rezultat 3:1, por në këtë ndeshje u mboll fara kosovare në futbollin ndërkombëtare, edhe pse Kosova nuk ishte vend i pavarur në atë kohë.

Por, lufta ishte ende duke vazhduar në atë regjion dhe po bëhej vazhdimisht e më e vështirë të organizoheshin ndeshje futbolli pa e marrë vëmendjen e luftënxitësve. Shtatë vjetët që e ndoqën këtë ishin të mbushur me vajtime dhe konflikt pasi që edhe 140 mijë qytetarë të Ballkanit e humbën jetën.

Gjatë kësaj kohe, Ushtria Çlirimtare e Kosovës e krijoi një vend ku zhvilloheshin ndeshje futbolli në fusha të vështirë në vende shumë të papërshtatshme. Kur policia serbe e mësonte vendndodhjen e ndeshjeve, ata i arrestonin lojtarët dhe nganjëherë i rrihnin ata derisa mbeteshin pa vetëdije.

Por, prapëseprapë, ndeshjet vazhduan dhe u krijua Liga Kosovare, e cila nuk ishte zyrtare. Liga s’arriti ta vazhdojë organizimin e ndeshjet për shkak të luftës mes UÇK-së dhe serbëve në fillim të vitit 1998.

Qytetarët u larguan nga shtëpitë e tyre, nganjëherë edhe duke u zhdukur natën dhe pastaj duke mos u gjetur kurrë më. Lojtarët largoheshin me dhunë nga fusha e lojës nga policia serbe dhe rriheshin pamëshirshëm. Vrasje, mizori, përdhunime po kryheshin nga serbët dhe kjo e ndaloi plotësisht futbollin në Kosovë.

Megjithatë, shpëtimi për ta edhe në formën e NATO-s në vitin 1999. Pasi e morën kontrollin në Bosnjë, ata e kishin kthyer vëmendjen te Kosova dhe kampanja e bombardimit për 78 ditë e detyroi atëherë presidentin e Jugosllavisë të japë dorëheqje dhe t’i jetë trupat paqësorë ndërkombëtarë në Kosovë.

Forcat serbe u detyruan të largoheshin nga territori i Kosovës dhe Kosova mbeti nën rregullativa ndërkombëtare për nëntë vjetët e ardhshme. Por, kosovarët kishin pësuar dëmtime ta pariparueshme. Rreth 850 mijë njerëz u shpërngulën nga vendi, përderisa 13,500 njerëzit u vranë ose janë të zhdukur. Megjithatë, paqja u kthye në regjion, përderisa shumë refugjatë edhe u kthyen në vendlindjen e tyre, transmeton Gazeta Express.

Pasi ajo që erdhi pas luftën gradualisht po i linte vend Kosovës të zhvillohej, njerëzit arritën të dilnin nga trauma për 7 shtatorin e vitit 2002, kur Kosova e luajti edhe një tjetër miqësore jozyrtare kundër Shqipërisë, ndeshja e parë që vendi e kishte zhvilluar që  kur kishte dalur nga lufta që i kishte gjymtuar.

Stadiumi i Qytetit në Prishtinë ishte i ngulfatur nga tifozë të të dy vendeve dhe në stadium kishte më shumë njerëz sesa që ishte kapaciteti i tij. Por, rëndësia e këtij rasti ishte e atillë që gjërat si kapaciteti i stadiumit as që merreshin parasysh.

Kosova pësoi disfatë me rezultat 0:1, mirëpo kjo nuk pati rëndësi as për lojtarët e as për tifozët pasi që për ta kishte rëndësi diçka tjetër. Futbolli ishte kthyer në vendin e gjymtuar nga lufta dhe emocionet ishin të mëdha, përderisa ajo datë e shënon një shprehje të fuqishme të identitetit të vendit. Ai ishte fillimi i një tjetër lufte për Kosovën: luftën për t’u njohur si vend futbolli.

Ky piedestal s’ishte i mjaftueshëm për ta katapultuar  Kosovën në skenën botërore, përderisa ata nuk ishin ende vend i pavarur. Edhe pse lufta kishte marrë fund, konfliktet politike vazhduan pasi që Serbia ende mbante kontrollin në disa pjesë.

Kosovës iu lejua të luajë vetëm ndeshje miqësore jozyrtare me skuadra si Qipro Veriore, Sapmi dhe Monaco. Gjatë vjet pas kësaj, Kosova e shpalli pavarësinë më 17 shkurt të vitit 2008 dhe 51 anëtare të Kombeve të Bashkuara e njoh atë si shtet të pavarur.

Kjo i filloi edhe tentimet e Kosovës për të hyrë në FIFA edhe UEFA, një kampanjë që u drejtua nga futbollisti i tyre më i famshëm dhe presidenti i zgjedhur i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.

Tentimet e vazhdueshme të Vokrrit dhe stafit të tij bënë që Kosova më në fund ta fitojë anëtarësimin në këto shtëpi futbolli në vitin 2016, pas të cilave, me Albert Bunjakin trajner, Kosova tentoi, por dështoi, të kualifikohet në Kupën e Botës 2018.

Tani, trajner është Bernard Challandes, i emëruar në vitin 2018, dhe rezultatet e fundit mbresëlënëse të Kombëtares së Kosovës e kanë bërë kualifikimin në Kampionatin Evropian 2020 një ëndërr të realizueshme.

Ngritja e Kosovës ka qenë e menjëhershme dhe e papritur, por ka qenë kënaqësi t’i shikosh ata duke u rritur. Asnjë komb tjetër nga regjioni i Ballkanit nuk ka bërë aq progres sa Kosova në vetëm tre vjet pas anëtarësimit në FIFA dhe UEFA.

Kosova tani qëndron buzë kualifikimit në EURO 2020.

Historia e Kosovës është se si një vend, i shkatërruar nga lufta, me kalimin e kohës bëri emër në epokën moderne dhe se si dashuria e vendit për futbollin i kaloi të gjitha pengesat gjatë rrugës. Ata e pritën me durim mundësinë për ta luajtur lojën e dashur para botës dhe kur kjo mundësi u erdhi, ata e shfrytëzuan në maksimum.

Me një moshë mesatare 26-vjeçare, skuadra e re dhe e talentuar e Kosovës do të vazhdojë të fitojë përvojë dhe do t’ia kalojë përgjegjësinë gjeneratës së re. Kualifikimi në EURO 2020 do të ishte një arritje e madhe për futbollin në Kosovë dhe, në bazë të formës së tyre, kjo arritje ka gjasa të mëdha të ndodhë.

Kosova e ka prezantuar veten në botën e futbollit me stil dhe tani mbetet të shihet nëse ky stil do të mbetet në skuadër apo do të humbet me kalimin e kohës.

(Kosova Sot Online)