Neresi i Ajaxit merr shuplakë të fortë nga kapiteni i tij, gjatë festimeve të golit

  • 18 September 2019 - 09:56
Neresi i Ajaxit merr shuplakë të fortë nga kapiteni i tij, gjatë festimeve të golit

Kapiteni i Ajaxit Dusan Tadic ia dha një shuplakë habitëse në fytyrë bashkëlojtarit të tij, David Neresit, gjatë festimeve për golin e klubit holandez në ndeshjen e mbrëmshme kundër Lille.

Gjysmëfinalisti i sezonit të kaluar të Ligës së Kampionëve siguroi fitore me rezultat 3:0 në ndeshjen hapëse të sezonit të ri të garës prestigjioze evropiane, përmes golave të shënuar nga Quincy Promes, Edson Alvarez dhe Nicolas Tagliafico.

Tadici nuk arriti të shënojë gol në këtë ndeshje dhe ta vazhdojë formën e tij mbresëlënëse të shfaqur gjatë sezonit të kaluar të Ligës së Kampionëve edhe në këtë ndeshje. Mirëpo, ai e mori vëmendjen përmes një veprimi gjatë pjesës së parë.

Përderisa lojtarët e Ajaxit po e festonin golin e Promesit, që ishte e para e ndeshjes, në minutën e 18-të, Tadici vendosi ta godasë me shuplakë Neresi, i cili reagoi në mënyrë brilante.

(Kosova Sot Online)