Performanca mbresëlënëse e tifozëve të Dortmundit në ndeshjen kundër Barcelonës

  • 18 September 2019 - 11:11
Performanca mbresëlënëse e tifozëve të Dortmundit në ndeshjen kundër Barcelonës

Në momentin kur futbollistët e Borussia Dortmundit dhe Barcelonës dolën në fushën e lojës, tifozët e klubit gjerman në stadiumin “Signal Iduna Park” e shkruan akronimin e klubit të tyre duke hedhur letra të vogla në ajër.

Skuadra e Lucien Favre është njëra ndër klubet më të dashura nga tifozët e futbollit, falë edhe tifozëve të zjarrtë të klubit, që e mbështetin klubin e tyre me performanca mbresëlënëse në tribuna.
 

“Signal Iduna Park” është bërë një stadium me famë botërore, për shkak të “Murit të Verdhë”, ku rreth 25 mijë tifozë qëndrojnë në këmbë dhe bëjnë atmosferë gjatë çdo ndeshjeje në shtëpi të Dortmundit.

Sa herë që një klub i madh e viziton Dortmundin, “Muri i Verdhë” e dëshmon veten sërish dhe kjo gjë ndodhi edhe në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës mbrëmë.

Videot dhe fotografitë e performanës së tifozëve të Dortmundit para se të niste ndeshja mes dy klubeve u bënë virale në rrjete sociale.

 



(Kosova Sot Online)