IPKO Superliga me tre derbi në mesjavë

  • 18 September 2019 - 14:33
IPKO Superliga me tre derbi në mesjavë

IPKO Superliga e Kosovës në futboll vjen në mesjavë me ndeshjet e xhiros së pestë. Duelet Llapi – Drita dhe Trepça ’89 konsiderohen si më të rëndësishmit, por nuk mbetet aspak prapa as përballja në mes të Gjilanit dhe Ballkanit.

IPKO Superliga e Kosovës në futboll vjen këtë mesjavë me ndeshjet e xhiros së pestë të sezonit 2019/2020.

Dueli kryesor i kësaj xhiroje do të luhet të mërkurën ndërmjet Llapit dhe Dritës.

Llapjanët i hyjnë kësaj ndeshjeje të motivuar pas fitores së madhe në kryeqytet ndaj Prishtinës, prandaj duan t’i mbajnë të tria pikët në shtëpi.

Mirëpo, ambicie të njëjta ka edhe liderja e Superligës, Drita, e cila e kërkon fitoren e katërt sezonale, për ta ruajtur kryesimin.

Një duel tjetër interesant pritet të jetë edhe ai në mes të Trepçës ’89 dhe Prishtinës.

Mitrovicasit do ta kërkojnë fitoren në shtëpi pas humbjes nga Ballkani.

Nga ana tjetër, kryeqytetasit janë në kërkim të fitores së parë, pas fillimit dizastër të sezonit të ri.

Gjilani – Ballkani po ashtu do të jetë një super-ndeshje.

Gjilani po udhëheq në tabelë së bashku me Dritën dhe do ta kërkojë fitoren për të mbetur në krye.

Mirëpo, Ballkani po gëzon gjithashtu formë të shkëlqyeshme dhe është ekipi i vetëm në Kosovë që nuk ka pësuar ende humbje.

Andaj, edhe ekipi i Ismet Munishit i hyn kësaj përballjeje për të nxjerrë pikë.

Të enjten do të luhen tri ndeshje të tjera.

Kampioni Feronikeli pret fitore në shtëpi kundër Flamurtarit, ndërsa Vushtrria e kërkon fitoren e dytë sezonale në duel me Drenicën.

Kurse, fitoren e parë e kërkon Dukagjini, në ballafaqim me Ferizajn në shtëpi. 

IPKO Superliga

E mërkurë 16:00 Trepça ’89 – Prishtina

E mërkurë 16:00 Llapi – Drita

E mërkurë 16:00 Gjilani – Ballkani

E enjte 16:00 Feronikeli – Flamurtari

E enjte 16:00 Vushtrria – Drenica

E enjte 16:00 Dukagjini – Ferizaj

(Kosova sot Online)