Sancho ia mbyll dyert Unitedit: Dua të fitoj tituj me Dortmundin

  • 18 September 2019 - 15:25
Sancho ia mbyll dyert Unitedit: Dua të fitoj tituj me Dortmundin

Jadon Sancho insiston se dëshiron të fitojë tituj me Borussia Dortmund edhe pas interesit në rritje të Manchester Unitedit.

19-vjeçari ishte mbresëlënës në barazimin pa gola të së martës kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve.

Fjalët për të ardhmen e tij nuk kanë të ndalur, por talenti anglez ka refuzuar të flet rreth të ardhmes së tij, duke qenë i fokusuar te Dortmundi. 

“Nuk mund ta tregoj të ardhmen. Unë thjesht e marr atë ndeshje pas ndeshje”, ka thënë fillimisht Sancho për Viasport.

“Thjesht dua të jap 100 për qind për Borussia Dortmundin”.

“Me të vërtetë dua të bëj mirë me Dortmundin. Natyrisht, dua të fitoj tituj dhe të jap gjithçka”, përfundoi talenti anglez.

(Kosova Sot Online)