Bayern Munich e nis sezonin e ri në Champions kundër Crvena Zvezdës, formacionet
Bayern Munich e nis sonte sezonin e 12-të radhazi në fazën grupore të Ligës së Kampionëve si nikoqir i Crvena Zvezdës në Allianz Arena.
Kampioni gjerman është i pamposhtur në shtëpi në fazën grupore nëse e shikojmë formën e tyre në vitet e fundit, 14 fitore, 1 barazim dhe asnjë humbje në 16 ndeshjet e fundit.
Skuadra e Niko Kovac, megjithatë, nuk e ka nisur edhe aq mirë mbrojtjen e titullit në Bundesligë, pasi pas katër javësh ngel në pozitën e katërt me 8 pikë, dy më pak se lideri Leipzig.
Zvezda, në anën tjetër, ia ka dalë të kualifikohet në fazën grupore në Champions për herë të dytë radhazi dhe vjen në formë të lartë pasi i ka fituar të gjitha gjashtë ndeshjet e parë në ligë.
Formacionet zyrtare të ndeshjes që nis në orën 21:00.
(Kosova Sot Online)