Tottenhami e çon dëm epërsinë prej dy golave kundër Olympiakos

  • 18 September 2019 - 21:04
Tottenhami e çon dëm epërsinë prej dy golave kundër Olympiakos

Tottenham Hotspur ka barazuar 2:2 me Olympiacos në ndeshjen e parë mes tyre në sezonin e ri të Ligës së Kampionëve, duke e çuar dëm një epërsi prej dy golave.

Finalisti i sezonit të kaluar po fitonte 2:0 pas një ore gjysmë ore në Athinë falë golave të Harry Kane nga penalltia dhe Lucas Mouras. 

Por, Mathieu Valbuena ishte ideatori i rikthimit të merituar të Olympiacos, pasi asistoi te goli i parë i Daniel Podence para se të shënonte vetë nga penalltia në minutën e 54-të.

Tottenham dhe Olympiacos tani ndajnë pikët në Grupin B dhe e presin duelin tjetër mes Bayern Munich dhe Crvena Zvezda që zhvillohet sonte nga ora 21:00.

Image

(Kosova Sot Online)