Di Maria fantastik, PSG-ja e dyfishon epërsinë kundër Real Madridit

  • 18 September 2019 - 21:41
Di Maria fantastik, PSG-ja e dyfishon epërsinë kundër Real Madridit

Paris Saint-Germain e ka dyfishuar epërsinë kundër Real Madridit, në ndeshjen e fazës grupore të Ligës së Kampionëve që po zhvillohet momentalisht në Paris.

Ishte përsëri Angel Di Maria që shënoi për parisienët, për epërsinë 2:0 kundër ish-klubit të tij.

Anësori argjentinas realizoi në minutën e 33-të.

PSG 2:0 Real Madrid.

(Kosova Sot Online)