Real Madridi nuk e pati asnjë goditje në kornizën e portës mbrëmë kundër PSG-së
Se Real Madridi pati një paraqitje të tmerrshme që rezultoi me humbje të turpshme 3:0 kundër Paris Saint-Germain të martën në Ligën e Kampionëve, tregon edhe fakti se djelmoshat e Zinedine Zidane nuk e patën asnjë goditje në kornizën e portës kundërshtare tërë ndeshjen.
Ish-portieri i Real Madridit, Keylor Navas, nuk pati aspak punë në debutimin e tij në Ligën e Kampionëve me PSG-në, pasi ish-bashkëlojtarët e tij nuk qenë në gjendje ta bënin qoftë edhe një goditje brenda kornizës së portës së tij në ndeshjen e gazës grupore në Paris, raporton Gazeta Express.
Real Madridi, në fakt, i pati dy raste, Karim Benzema dhe Gareth Bale shënuan, por golat e tyre u anuluan, njëri për lojë me dorë dhe tjetri për faull.
0 - El Real Madrid se ha quedado sin rematar a portería en un partido de la Liga de Campeones por primera vez desde al menos la 03/04. Apagado. pic.twitter.com/bCmLwitkOC
— OptaJose (@OptaJose) September 18, 2019
Sipas OptaJose, kjo është hera e parë që prej vitit 2003 që 13 herë kampioni i Evropës nuk bën qoftë edhe një goditje brenda kornizës së portës kundërshtare.
Ndërkohë, PSG-ja i pati 10 goditje në drejtimin të portës së Thibaut Courtois, pesë prej tyre brenda kornizës, ndërsa tri brenda rrjetës.
(Kosova Sot Online)