Kaka e mbron Neymarin: Qëndrimi në PSG është në të mirë të Neymarit

  • 19 September 2019 - 13:10
Kaka e mbron Neymarin: Qëndrimi në PSG është në të mirë të Neymarit

Ish-ylli i Milanit dhe Real Madridit, Kaka, beson se fakti se Neymari u detyrua të mbetet në skuadrën e Paris Saint-Germaini për këtë sezon mund të jetë në të mirë të futbollistit, nga i cili Kaka pret të jetë lider dhe ta ketë një sezon të mrekullueshëm.

Pas dy vjetëve në kryeqytetin francez, sulmuesi 27-vjeçar e dëshironte largimin nga kampioni i Ligue 1, pasi që dëshironte të kthehej te ish-klubi i tij, Barcelona.

Trajneri i PSG-së, Thomas Tuchel, e pranoi se Neymari kishte bërë gjithçka në fuqinë e vet gjatë afatit kalimtar të verës për t’u larguar nga klubi francez, veçanërisht pasi që edhe Barcelona ishte e interesuar ta transferojë atë.

Megjithatë, asnjë marrëveshje nuk u arrit dhe braziliani mbetet në skuadrën e Tuchelit edhe për këtë sezon. Kaka beson se kjo situatë mund të rezultojë të jetë në të mirë të yllit të PSG-së.

“Për të, mendoj se është mirë që po qëndron në PSG për tani. Mendoj se është mirë për të dhe për klubin. Mendoj se PSG-ja gjithmonë është në tentim për ta ndërtuar këtë skuadër të mrekullueshme, për ta fituar Ligën e Kampionëve”, ka thënë Kaka.

“Kështu që ai m und të bëhet lideri i këtij projekti të PSG-së, kjo është diçka e mirë. Do të jetë një vit i mrekullueshëm për të”.

Neymari mungoi në fitoren e mbrëmshme të PSG-së, 3:0 kundër Real Madridit, në Ligën e Kampionëve pasi që po e vuan dënimin prej dy ndeshjesh suspendim në garën prestigjioze evropiane. 

(Kosova Sot Online)