Tifozët e Realit kërkojnë shkarkimin e Zidanet

  • 19 September 2019 - 13:12
Tifozët e Realit kërkojnë shkarkimin e Zidanet

Tifozët e Real Madridit nuk janë të kënaqur me fillimin e eksperiencës së dytë të Zinedine Zidanet në bankinën e “Los Blancos”. Një pjesë e tyre madje kërkojnë shkarkimin e trajnerit francez

Real Madridi pësoi humbje nga Paris Saint-Germaini, në ndeshjen e mbrëmshme në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

“Los Blancos” humbën me rezultat 0:3 dhe paraqitja e tyre ishte e zbehtë.

Dhe, tifozët e Realit nuk janë të kënaqur aspak me situatën aktuale të ekipit, prandaj një pjesë e tyre kanë kërkuar të shkarkohet trajneri Zinedine Zidane.

Tabloidi britanik “The Sun” shkruan se një pjesë e tifozëve kërkojnë nga presidenti Florentino Perez që ta shkarkojë trajnerin francez.

Zidane e kishte fituar tri herë radhazi trofeun e Ligës së Kampionëve me Real Madridin, ndërsa u rikthye në pjesën e dytë të sezonit të kaluar, i cili ishte dizastër për madrilenët.

E punët mirë Reali nuk i ka as në sezonin e ri. 

(Kosova Sot Online)