Kosova U-15 merr pjesë në turneun e FIBA Evropës

  • 19 September 2019 - 13:41
Kosova U-15 merr pjesë në turneun e FIBA Evropës

Ekipi kombëtar U-15 i Kosovës, në konkurrencën e vajzave dhe të djemve, do të marrë pjesë në turneun ndërkombëtar të basketbollit, që po zhvillohet në kuadër të programit “Youth Development Fund” të FIBA Evropës, në Maqedoninë Veriore.

Në këtë turne, Federata e Basketbollit e Kosovës ka lajmëruar se, përveç Kosovës, do të marrin pjesë edhe Turqia, Maqedonia, Bullgaria dhe Rumania.

Edhe djemtë e edhe vajzat e Kosovës do ta nisin rrugëtimin në këtë garë të premten, me ndeshjen kundër Rumanisë në orën 13:00 dhe atë kundër Turqisë në orën 21:00.

Image

Turneu i radhës, në kuadër të këtij programi të FIBA Evropës, do të mbahet në Kosovë në fund të tetorit.

Ndërsa, turneu i fundit i “Youth Development Fund” do të mbahet në Turqi, në mars të vitit 2020. Në këtë projekt të FIBA-s, që ka për qëllim zhvillimin e basketbollistë të rinj, Kosova po merr pjesë që tri vjet.

(Kosova Sot Online)