Zidane kritikon lojtarët e Real Madridit pas disfatës kundër PSG-së

  • 19 September 2019 - 14:20
Zidane kritikon lojtarët e Real Madridit pas disfatës kundër PSG-së

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, e ka kritikuar skuadrën e tij për mungesë të intensitetit gjatë disfatës me rezultat 3:0 kundër Paris Saint-Germainit, të mërkurën, në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Real Madridi pësoi disfatë me rezultat 3:0 në ndeshjen e së martës kundër Paris Saint-Germainit në “Parc des Princes”, në ndeshjen e xhiros së parë të fazës së grupeve të edicionit të ri të Ligës së Kampionëve, transmeton Gazeta Express.

Përderisa Real Madridit iu anuluan dy gola nga VAR-i shkaku i parregullsive, lojtarët e Zinedine Zidane nuk arritën ta bëjnë asnjë goditje brenda kuadratit të portës për herë të parë që kur Opta filloi të grumbullojë të dhëna, në sezonin 2003/2004.

Kjo statistikë e la Zidanin të zemëruar pas ndeshjes.

“Ata na kaluan neve në gjithçka, ajo që veçanërisht po më pengon mua është intensiteti”, tha trajneri i “Los Blancos” në konferencën për shtyp pas ndeshjes.

“Në këtë nivel, në këtë garë, është e komplikuar nëse nuk hyn në fushë me formë të mirë. Ata na kaluan neve, ishin të mirë në krijimin e rasteve për të shënuar gol. Unë shqetësohem kur e shoh skuadrën pa intensitetin e nevojshëm”.

“Ne e dimë se kundërshtari do të na bënte shumë presion. Ne pothuajse asnjëherë nuk hymë në ndeshje. I patëm vetëm dy raste dhe i shënuam dy gola, të cilat VAR-i na i anuloi”.

“Jemi të gjithë në anijen e njëjtë. Kur fitojmë, fitojmë të gjithë. Kur humbim, humbim të gjithë. Nuk dua ta drejtoj gishtin te askush. Është faji i të gjithëve kur e humb ndeshjen”.

“Nuk më pëlqeu që nuk krijuam raste duke marrë parasysh lojtarët që i kishim në fushë. Është kjo që është. Nuk jam i shqetësuar, zakonisht ne kemi raste për të shënuar”.

(Kosova Sot Online)