“De Ligt shkoi te Juventusi për para”, drejtori i Barçës e thotë hapur: Për Nejmarin ofruam…

  • 19 September 2019 - 21:25
“De Ligt shkoi te Juventusi për para”, drejtori i Barçës e thotë hapur: Për Nejmarin ofruam…

Matajs De Ligt ishte një nga lojtarët më të kërkuar në merkaton e verës, për shkak të paraqitjeve shumë të mira që tregoi me Ajaksin në sezonin e fundit.

Në garë për të marrë shërbimet e mbrojtësit ishin disa skuadra, por më të interesuarat ishin Barcelona dhe Juventusi, me lojtarin që zgjodhi këta të fundit për të vazhduar karrierën e tij. Katalanasit dështuan ta marrin mbrojtësin në skuadrën e tyre dhe për këtë drejtori ekzekutiv shprehet: “Ne i bëmë atij një ofertë, por ai preferoi të shkojë te Juventusi, taksat në Itali i lejojnë atij që të fitojë një pagë më të lartë neto dhe pë këtë ai shkoi atje.”, u shpreh Oskar Grau. 

Gjithashtu ai foli edhe për Nejmarin i cili gjatë gjithë verës u përfol se ishte afër Barcelonës: “Ne bëmë përpjekje shumë të mëdha për ta marrë atë. Klubi bëri gjithçka që mundej për ta marrë, duke dërguar 2 oferta një me lojtarë në marrëveshje dhe një tjetër pa lojtarë në marrëveshje, por nuk arritëm ta marrim atë. PSG-ja nuk na dha kurrë një mundësi për atë.”, përfundoi drejtori ekzekutiv.

(Kosova Sot Online)