Ronaldo e gjen gruan që i jepte hamburger falas kur ishte i vogël

  • 20 September 2019 - 09:50
Ronaldo e gjen gruan që i jepte hamburger falas kur ishte i vogël

Një grua nga Portugalia ka treguar sesi e ndihmoi të ushqehej Cristiano Ronaldo nga “McDonalds” ku punonte, kur ishte fëmijë.

Në një intervistë të gjatë me Piers Morgan, të martën, CR7 zbuloi se tri gra që punonin në “McDonalds” i kishin dhënë për të ngrënë falas, sepse nuk kishte para.

Tani, Paula Leca është vetëzbuluar si njëra nga të trija.

Duke folur në radiostacionin portugez “Renascenca”, ajo tha: “Ata (fëmijët) shfaqeshin para restorantit dhe, kur mbeteshin hamburgerë, menxaheri na lejonte t’ua jepnim t’i hanin. Njëri nga djemtë ishte Cristiano Ronaldo. Ai ishte ndoshta më i ndrojturi nga të gjithë. Kjo ndodhte pothuajse çdo natë e çdo javë.

Unë ende qesh me të gjithë tani. I kisha thënë djalit tim për këtë, por ai e mori si një gjë të dobët, sepse nuk mund ta imagjinonte mamanë e tij ndonjëherë duke i dhënë Cristiano Ronaldos hamburger. Burri im e dinte për këtë, sepse ndonjëherë vinte e më merrte nga puna natën. Edhe ai më pa duke i dhënë Ronaldos hamburger. Është qesharake të kthehesh tani te diçka, që ka ndodhur kaq shumë kohë më parë”."
 

Image

Kjo histori tregon përulësinë e yllit portugez. Të paktën, tani njerëzit e besojnë që kjo nuk ishte një shpikje: “Nëse ai do të më ftonte jashtë për darkë, do të shkoja me siguri. Gjëja e parë që do të bëja, do t’i thoja faleminderit. Patjetër, gjatë vaktit do të kishim kohë t’i kujtonim ato kohë“, raporton telesport.

Duke folur për Morgan, në programin ITV, sulmuesi i Juventusit tha: “Ne ishim pak të uritur. Kishim një “McDonald” ngjitur me stadiumin, trokitnim aty dhe pyesnim nëse kishin ndonjë hamburger. Gjithmonë ishte Edna dhe dy vajza të tjera. Unë kurrë nuk i takova më, përsëri. Kam pyetur njerëzit në Portugali, por e kishin mbyllur “McDonalds”. Nëse kjo intervistë mund të ndihmojë në gjetjen e tyre, unë do të isha aq i lumtur. Dua t’i ftoj ato në Torino, ose Lisbonë, që të vijnë në darkë me mua, sepse dua t’u shpreh mirënjohje“.

(Kosova Sot Online)