“Jemi gati për Interin”

  • 20 shtator 2019 - 10:00
“Jemi gati për Interin”

Donnarumma thotë se Milani është gati për derbin me Interin.

Të shtunën mbrëma, nga ora 20:45, në San Siro do të zbresin dy rivalët e përbetuar të qytetit, Milani dhe Interi.

Interi e ka nisur furishëm sezonin, 3 ndeshje 3 fitore, derisa Milani vjen pas dy fitoreve me radhë, ka edhe një humbje.

Para derbit që zhvillohet në kuadër të xhiros së katër në Serie A, ka folur portieri i Milanit, Gigi Donnarumma.

“Kemi grup të bukur. Me trajnerin e ri kemi disa probleme në fillim, por jemi duke punuar mirë. Kemi fituar dy nga tri ndeshjet e fundit, nuk kemi luajtur mirë, por fitoret janë duke na kthyer në vendin e duhur”, tha ai.

“Ky derbi na jep energji dhe emocion. Samir është portier i mirë, më pëlqen si e sulmon topin dhe ia dimë të gjitha kualitetet”, deklaroi mes tjerash Donnarumma.

(Kosova Sot Online )