Prishtina – Gjilani, supersfida e kryeqytetit

  • 21 September 2019 - 21:41
Prishtina – Gjilani, supersfida e kryeqytetit

Pas dueleve të mesjavës, IPKO Superliga vazhdon me ndeshjet e fundjavës, të cilat pritet të jenë po ashtu interesante.

Prishtina e këndellur pas fitores ndaj Trepçës ’89 në udhëtim do ta presë në kryeqytet Gjilanin, në ndeshjen kryesore të xhiros së gjashtë.

Bardhekaltrit do të kenë punë mjaft të vështirë pasi do ta kenë përballë liderin e ligës, në ndeshjen që do të zhvillohet të dielën mbrëma.

Duel interesant pritet të jetë edhe ai në mes të Dritës dhe Trepçës ’89.

“Intelektualët” e kanë nisur mjaft mirë sezonin e ri dhe duan t’i mbajnë të tria pikët në shtëpi.

Në anën tjetër, mitrovicasit shkojnë në Gjilan për ta marrë së paku një pikë.

Flamurtari – Llapi është një tjetër ballafaqim me interes dhe fituesi pritet të jetë i paqartë deri në fund.

Kampioni Feronikeli do ta vizitojë skuadrën e pafuqishme, Dukagjini, kurse Ballkani llogarit në fitoren e radhës kundër Vushtrrisë.

Dueli i fundit i së hënës do të jetë ai në mes të Ferizajt dhe Drenicës.

Të gjitha ndeshjet e javës së gjashtë të IPKO Superligës së Kosovës në futboll mund t’i shihni në Super Sport Kosova dhe këtë ua mundëson platforma televizive, IPKO.

IPKO Superliga – Java e gjashtë

SSK2      E diel 15:00 Drita –Trepça ’89

SSK3      E diel 15:00 Dukagjini – Feronikeli

SSK1      E diel 20:00 Prishtina – Gjilani

SSK1      E hënë 15:00 Ballkani – Vushtrria

SSK3      E hënë 15:00 Flamurtari – Llapi

SSK2      E hënë 15:00 Ferizaj – Drenica

(Kosova Sot Online)