Politikani italian: Ky Milan është qesharak

  • 22 shtator 2019 - 08:26
Politikani italian: Ky Milan është qesharak

Politikani italian Matteo Salvini e ka kritikuar ashpër Milanin pas humbjes 2:0 kundër Interit të shtunën në derbin, duke e quajtur qesharak ekipin e kuqezinjve.

Salvini, ish zëvendës-kryeministër i Italisë, ishte në stadium për ta parë Marcelo Brozovicin dhe Romelu Lukakun duke e vendosur derbin della Madonnina.

Salvini madje e kishte braktisur stadiumin ende pa përfunduar ndeshja, për shkak të pakënaqësisë me atë që e kishte parë në fushë.

“Kjo është hera e parë që e braktisa stadiumin herët në derbi. Kur Lucas Biglia goditi nga gjuajtja e lirë dhe topi përfundoi te tifozët Curva Sud, vendosa të largohem sepse u bë e tepërt”, tha Salvini.

“Unë i duartrokas vetëm tifozët e Milanit, sepse ata janë të vetmit që ia vlen t’i shpëtosh në këto vite, për shkak se ky ekip është qesharak! Unë gjithmonë e fajësoja Gennaro Gattuson, por tani po filloj të mendoj se nuk ka qenë i gjithë faji i tij”, theksoi ai.

“Mbase trajneri nuk mund t’i ndryshojë gjërat. Janë disa njerëz që paguhen për të fituar dhe ata nuk po fitojnë”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)