Çiklistët e braktisin garën për ta shpëtuar drerin nga mbytja

  • 22 September 2019 - 11:39
Çiklistët e braktisin garën për ta shpëtuar drerin nga mbytja

Një grup çiklistësh kanë lënë në mes garën për t’i shpëtuar jetën një dreri, që kishte rënë në një pellg dhe rrezikonte të mbytej. Ngjarja ka ndodhur në Granada, Spanjë.

Ata e kanë kapur drerin prej brirësh dhe pas disa përpjekljesh kanë arritur ta nxjerrin nga pellgu ku kishte rënë.

Madje çiklistët kanë rrezikuar shumë, pasi dreri mund t’i godiste me brirët e tij në momentin që kërceu sipër, por gjithçka shkoi mirë.

(Kosova Sot Online)