Ibrahimovic shënon, por edhe humb një rast të artë

  • 22 September 2019 - 13:10
Ibrahimovic shënon, por edhe humb një rast të artë

La Galaxy fitoi 2-1 ndaj Montreal Impact, teksa Zlatan Ibrahimovic ishte autori i golit të parë dhe tek goli i dytë asistoi sërish ai.

Një gol i dyshimtë nga suedezi, që nga pamjet duket sikur e prek topin me dorë, por gjyqtari e llogarit si të rregullt golin.

Ndërsa pak minuta më vonë pati një mundësi të artë për të finalizuar një aksion të bukur, por goditja e tij nga fare pranë portës u ndal nga portieri.

Ibrahimovic shkon në kuotën e 27 golave, dy më pak se Carlos Vela, që shënoi me penallti, në barazimin 1-1 të Los Angeles ndaj Toronto.

(Kosova Sot Online)