Rrahmani pas humbjes kundër Juventusit: Bëmë paraqitje të mirë

  • 22 September 2019 - 15:09
Rrahmani pas humbjes kundër Juventusit: Bëmë paraqitje të mirë

Mbrojtësi kosovar i Hellas Verona, Amir Rrahmani, beson se skuadra e tij bëri një paraqitje shumë të mirë kundër Juventusit, me gjithë humbjen 2:1 të shtunën në Serie A.

Aaron Ramsey me golin e tij debutues dhe Cristiano Ronaldo nga penalltia i siguruan kampionit në fuqi Juventus fitoren ndaj Veronës në Allianz Stadium.  

Qendërmbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Rrahmani – i cili luajti nga tërë ndeshjen pasi është titullar i pazëvendësueshëm – nuk mundi ta shpëtojë skuadrën verdhekaltër nga humbja e dytë radhazi përkundër paraqitjes së mirë që pati, pasi përballë kishte yje si Cristiano Ronaldo dhe Paulo Dybala.

25-vjeçari beson – që iu bashkua Veronës këtë verë nga Dinamo Zagreb – beson se skuadra e tij bëri paraqitje të mirë edhe pse humbi dhe dëshiron që ajo tani të përqendrohet në ndeshjet e radhës.

“Paraqitje e mirë nga ekipi sot. Përqendrimi në ndeshjet e radhës”, shkroi Rrahmani në Instagram.

Pas katër ndeshjeve të para në Serie A, Verona renditet e 13-ta me katër pikë, pas dy humbjeve, një barazimi dhe një fitoreje.

(Kosova Sot Online)