E sakatojnë Bersant Celinën

  • 22 September 2019 - 16:14
E sakatojnë Bersant Celinën

Celina është me fat.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës i ka shpëtuar lehtë një lëndimi të rëndë gjatë ditës së djeshme në sfidën që Swansea City e zhvilloi me Bristol City.

Në takimin që përfundoi 0-0, vendasit ishin shumë të ashpër dhe në një moment, ndërhyjnë fortë në Celinën, që me pak fat i ka shpëtuar një lëndimi që mund ta kishte lënë jashtë për një kohë të gjatë.

Celina ka zhvilluar 7 ndeshje deri më tani në Championship sezonin 2019/20, ka shënuar 2 gola.

(Kosova Sot Online)