Mourinho: “Man United ishin keq me mua – dhe s’janë mirë as tani”

  • 22 September 2019 - 18:28
Mourinho: “Man United ishin keq me mua – dhe s’janë mirë as tani”

Mourinho ka thumbuar paksa Solskjaerin, pa shumbjes 2-0 nga West Ham United.

Jose Mourinho u shkarkua vitin e kaluar për shkak të rezultateve të dobëta, por sic thotë portugezi, Manchestrer Unitedi s’po arrin të këndellet as me trajnerin e ri, Ole Gunar Solskjaer.

United pësoi të dielën humbjen e dytë këtë edicion, derisa ka edhe 2 barazime e 2 fitore pas gjashtë xhirove në Premierligë. 

Kur u pyet për Sky Sports nëse mund të gjejë diçka pozitive nga paraqitja e “Djajve të Kuq”, Mou u përgjigj: “Jo. S’mund të gjej asnjë”.

“Ishim keq sezonin e kaluar, por nuk shoh ndonjë përmirësim as këtë sezon, madje as edhe pas ardhjeve të reja. Nuk jam aspak i befasuar me rezultatin”.

(Kosova Sot Online)