Arsenal 3-2 Aston Villa, nota e Xhakës dhe të tjerëve

  • 22 September 2019 - 20:07
Arsenal 3-2 Aston Villa, nota e Xhakës dhe të tjerëve

Arsenali e ka mposhtur Aston Villan me shumë vështirësi në javën e gjashtë të Ligës Premier me rezultat 3-2.

Golat për Gunners i shënuan Nicolas Pepe në minutën e 59-të, Callum Chambers (81’) dhe Pierre-Emerick Aubameyang (84’), gjersa për mysafirët i realizuan John McGinn (20’) dhe Wesley (61’).

Arsenali ishte skuadër për një nuancë më e mirë duke marrë notën e përgjithshme 6.71, derisa Aston Villa mori vlerësimin 6.70, një diferencë e ngushtë mes të dyja skuadrave. 

Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë takim ishte mesfushori i Villas, McGinn, që mori notën 8.2 shkaku i golit të shënuar.

Nga ana tjetër, lojtari me paraqitjen më të dobët në Emirates ishte mbrojtësi i Gunners, Maitland-Niels, shkaku i kartonit të dytë të verdhë, me vlerësimin 4.4.

Granit Xhaka kishte një paraqitje mesatare, e që mori notën 6.0.

Vlerësimi i lojtarëve të tjerë të të dyja skuadrave:

(Kosova Sot Online)