Mourinho parashikon se në cilën pozitë do të përfundojë Unitedi në këtë sezon

  • 22 September 2019 - 21:38
Mourinho parashikon se në cilën pozitë do të përfundojë Unitedi në këtë sezon

Jose Mourinho mendon se Manchester United do të përfundojë në mes të pozitës katër dhe gjashtë në Ligën Premier në këtë sezon, pasi nuk e kanë të mundur të përfundojnë në vendin e top dyshe.

Djajtë e Kuq përfunduan në vendin e gjashtë në sezonin e kaluar, duke u kualifikuar kështu në Ligën e Evropës, mirëpo dështuan të kualifikoheshin për në Ligën e Kampionëve.

Mourinho ka thënë se United nuk ka shanse që ta rivalizojë Manchester Cityn dhe Liverpoolin në garë për titull, derisa e kanë të vështirë të kualifikohen edhe për Ligën e Kampionëve. 

“Mendoj se objektivat duhet të jenë të qarta për të gjithë. Cilat janë objektivat e United? Nga jashtë, mendoj se ata do të përfundojnë në mes të vendit të katër dhe gjashtë”, ka thënë Special One.

“Ky është mendimi im dhe nuk mendoj se ata janë në gjendje të luftojnë për top dy, nuk janë në atë nivel”.

“Unë them se do të ishte një arritje e madhe për ta nëse përfundojnë në top katërshe dhe rikthehen në Ligën e Kampionëve”, ka shtuar më tej portugezi.

Mourinho ishte shkarkuar nga United në dhjetor të vitit të kaluar, duke u zëvendësuar nga Ole Gunnar Solskjaer, ndërsa tani punon si analist në Sky Sports.

(Kosova Sot Online)