Real Madridi vuan, por fiton ndaj Sevillës me rezultat minimal

  • 22 September 2019 - 22:58
Real Madridi vuan, por fiton ndaj Sevillës me rezultat minimal

Real Madridi e ka mposhtur Sevillën në kuadër të javës së pestë në La Liga me rezultat minimal 0-1.

Los Blancos e filluan ndeshjen më mirë se vendasit, pasi rrezikuan portën e tyre disa herë më anë të Eden Hazard, Karim Benzemas dhe Dani Carvajal, mirëpo goditjet e tyre nuk ishin të sakta.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, derisa në pjesën e dytë madrilenët ishin edhe më kërkues se Sevilla. 

Pas një harkimi perfekt në zonën e rreptësisë nga Carvajal, sulmuesi francez arriti që ta fuste topin në rrjetën e kundërshtarit me kokë në minutën e 64-të.

Sevila më pas filloi të bënte lojë më të hapur dhe kërkonte që ta barazonte rezultatin, mirëpo Reali ishte i mobilizuar në të gjitha repartet.

Pas javës së pestë, Real Madridi pozicionohet në vendin e dytë me 11 pikë, aq sa ka edhe Athletic Bilbao në të parin, ndërsa në xhiron e gjashtë madrilenët do të përballen me Osasunan.

(Kosova Sot Online)