Mezani i zhgënjyer nga gabimet e mëdha të lojtarëve të tij

  • 23 September 2019 - 08:54
Mezani i zhgënjyer nga gabimet e mëdha të lojtarëve të tij

Gjilani ka pësuar humbjen e dytë këtë kampionat, derisa është mposhtur nga Prishtina 2-1.

Pas ndeshjes trajneri i Gjilanit, Gentijan Mezani e ka komplimentuar fillimisht Prishtinën për fitoren e arritur. “Mendoi që kemi bërë një ndeshje të bukur, ishte lojë me ritëm të lartë, komplimente Prishtinës për fitoren”, tha fillimisht Mezani për Supersport.

Tekniku nga Vlora pastaj ka thënë se ia kanë falur fitoren Prishtinës pasi ka kritikuar futbollistët e tij për gabimet amatore. “Pjesën e dytë e kemi dominuar lojën mendoj që e kemi falur sot lojën kundërshtarit, të cilët morën një fitore të madhe ndaj nesh”.

“Sot lojën me shumë e kemi falur sesa ka fituar Prishtina. Kemi gabuar mjaft te dy golat dhe padyshim që i ka shfrytëzuar kundërshtari”.

“Ne sot kemi ardhur për tre pikë në Prishtinë por më vjen keq se bëmë gabime amatore”, përfundoi Mezani. Gjithsesi Gjilani vazhdon të mbetet në krye të renditjes me 12 pikë të tubuara, sa ka edhe kampioni në fuqi Feronikeli.

(Kosova Sot Online )