“Milanit i duhen 4-5 lojtarë shumë cilësorë për të luftuar për titull”

  • 23 September 2019 - 10:55
“Milanit i duhen 4-5 lojtarë shumë cilësorë për të luftuar për titull”

Milani duhet t’i blejë 4 apo 5 lojtarë të cilësisë shumë të lartë, nëse vërtet synon të garojë për titull në Serie A, sipas Antonio Cassanos.

Milani nuk pati përgjigje në derbin Della Madonnina të shtunën, duke humbur 2:0 kundër rivalit të qytetit Interit dhe Cassano e pranon se e ardhmja e ish-skuadrës së tij është e zymtë, nëse klubi nuk afron lojtarë cilësorë.

“Mundësinë e madhe për Milanin në këtë ndeshje e pati Suso, i cili duhej ta pasonte topin te Leao”, tha ish-sulmuesi i Italisë.

“Sipas mendimit tim, pati shumë dallime mes Milanit dhe Interit në karakter. Nuk mendoj se Interi luajti mirë, por me Antonio Conten tregoi shumë karakter”, shtoi ai.

“Milani duhet t’i blejë 4-5 lojtarë shumë cilësorë, përndryshe gjithmonë do të ketë probleme”, theksoi ai. 

(Kosova Sot Online)