“Si një madrilen, dua që ta fitojë Cristiano, si një mbrojtës më duhet ta vlerësoj Van Dijkun”

  • 23 September 2019 - 19:35
“Si një madrilen, dua që ta fitojë Cristiano, si një mbrojtës më duhet ta vlerësoj Van Dijkun”

Pas Júlio Baptistas, edhe Salgado mendon se çmimi ‘The Best’ do të shkojë për Van Dijk.

Në fakt, ish lojtari i Real Madridit tha se do të dëshironte që ta fitojë këtë çmim Cristiano Ronaldo, por meqenëse ai ka qenë gjithë karrierën mbrojtës, atëherë duhet “ta vlerësoj edhe Van Dijkun”.

Lionel Messi, Cristiano Ronaldo dhe Virgil van Dijk do të luftojnë sonte për çmimin e FIFA-s ‘The Best’, për lojtarin më të mirë të vitit 2019. 

“Si një madrilen, dua që ta fitojë Cristiano, si mbrojtës më duhet ta vlerësoj Van Dijkun”, tha Míchel Salgado për “El Chiringuito”.

Ceremonia e FIFA-s për më të mirët e vitit 2019 do të mbahet sonte në shtëpinë e operës në Milano, duke filluar nga ora 20:30.

(Kosova Sot Online)