Eto’o: “Nuk janë Mane e Salah, kështu që Messi duhet ta fitojë çmimin The Best”

  • 23 September 2019 - 19:57
Eto’o: “Nuk janë Mane e Salah, kështu që Messi duhet ta fitojë çmimin The Best”

Eto’o thotë se çmimin ‘The Best’ duhet ta fitojë Lionel Messi.

Lionel Messi, Cristiano Ronaldo dhe Virgil van Dijk do të luftojnë sonte për çmimin e FIFA-s ‘The Best’, për lojtarin më të mirë për vitin 2019.

Ish-sulmuesi i Barcelonës, Samuel Eto’o ka favoritët e tij, por fatkeqësisht nuk janë të nominuar në top treshe, bëhet fjalë për Sadio Mane dhe Mohames Salah.

Por, meqenëse nuk janë ata, atëherë çmimi duhet të shkojë për Messin. 

“Messi duhet ta fitojë, por favoritët e mi këtë vit nuk janë këtu; Mane dhe Salah”, u shpreh Eto’o për “El Chiringuito”.

“Messi duhet ta përfundojë karrierën në Barcelonë”.

Ceremonia e FIFA-s për më të mirët e vitit 2019 do të mbahet sonte në shtëpinë e operës në Milano, duke filluar nga ora 20:30. 

(Kosova Sot Online)