Van Dijk: Nuk mund të më krahasoni mua me Messin

  • 24 September 2019 - 08:44
Van Dijk: Nuk mund të më krahasoni mua me Messin

Virgil van Dijk ka thënë se ai nuk mund të krahasohet me Lionel Messin që mbrëmë e fitoi çmimin ‘The Best’ nga FIFA.

Mbrojtësi holandez ishte favorit për ta rrëmbyer atë çmim, mirëpo argjentinasi e mposhti atë dhe Cristiano Ronaldon. Duket se Van Dijk nuk është edhe aq i pikëlluar që nuk arriti ta fitonte çmimin, duke thënë pas ceremonisë se nuk duhet të krahasohet me 32-vjeçarin, pasi janë të ndryshëm. “Njerëzit kanë bërë përzgjedhjen e tyre dhe kanë votuar për më të mirin dhe ju duhet ta pranoni atë”, ka thënë holandezi. “Kjo ishte dhe ju nuk mund të më krahasoni mua me Messin pasi është krejtësisht e ndryshme. Jam shumë krenar që isha këtu”, ka thënë më tej Van Dijk.

Messi kishte një sezon për t’u mos harruar në aspektin individual, derisa shënoi më së shumti gola dhe bëri më së shumti asistime në edicionin e kaluar.

(Kosova Sot Online )